
Ballkani / Egnatia
Egnatia ditën e sotme do të mësojë edhe kundërshtarin e turit të parë në Champions League. Rrogozhinasit në orën 14:00 do të jenë “sy e veshë” nga Nyoni, ku goglat do të vendosin për rivalin e kampionëve të Shqipërisë.
Në fakt Egnatia rrezikon “derbin” me Ballkanin e Ilir Dajës, pasi kampionët e Kosovës janë një nga 5 kundërshtarët e mundshëm të rrogozhinasve. Këto të fundit nuk duan të humbasin kohë dhe kanë nisur pikërissht përgatitjet për pjesëmarrjen në Champions League.
Ekipi ka zbarkuar në Slloveni, ku do të vahdojë për disa ditë minifazën përgatitore. Gjatë këtyre ditëve pritet që ekipi të plotësohet dhe të jetë gati për aventurën e parë në Champions.
Poll