
Pas dy ndeshjeve të së martës, ku nuk mungoi spektakli i Bayern Munich, Arsenal, Real Madrid dhe Manchester City, pritet që sonte të jetë një tjetër natë magjike në Uefa Champions League.
Dy ndeshje mjaft interesante do të luhen sot në Madrid dhe Paris.
Atletico Madrid do të presë në shtëpi skuadrën e Dortmund. Sfida që do të luhet në “Metropolitano Stadium”, do të startojë në orën 21:00. Një ndeshje mjaft interesante, duke ditur se dhe skuadrat janë pothuajse në të njëjtin nivel.
Në krahun tjetër, në Paris luhet supersfida e mbrëmjes. Po në orën 21:00, PSG-ja do të presë Barcelonën në “Parc des Princes”, për të luajtur ndeshjen e parë të çerekfinales. Skuadrat janë në formë të njëjtë, por katalanasit janë të disavantazhuar prej dy mungesave kyçe në mesfushë, Pedri dhe De Jong.
Gjithsesi, spektakli dhe magjia janë të garantuara në një kompeticion, ku ekipet luajnë me një tjetër stimul.