
Bayern dëshiron të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s këtë të mërkurë në ndeshjen e dytë çerekfinale të pritur me padurim ndaj Interin të Milanos. Më poshtë janë disa nga statistikat më interesante:
- Rekordi i fundit midis këtyre dy peshave të rënda evropiane është i barabartë, me tre fitore secila në gjashtë takimet e fundit. Gjëja interesante për këtë, vetëm një herë secila palë ka fituar në shtëpi, përkatësisht Bayerni në 2022 (2-0). Për më tepër, Bayern i ka fituar të katër ndeshjet evropiane jashtë fushe në Inter Milan, duke përfshirë të tria në Champions, pa pësuar asnjë gol të vetëm.
Bavrezët fituan 0-2 në “Stadio Giuseppe Meazza” në 2006, 0-1 në 2011 dhe 0-2 përsëri në 2022. Kjo ecuri mund të vazhdojë për fat të mirë! Rastësisht, Interi nuk ka pësuar kaq shumë humbje radhazi në shtëpi ndaj ndonjë kundërshtari tjetër në skenën evropiane.
- Duke folur për Muller, nëse numri “25” i Bayernit shfaqet në Milano të mërkurën mbrëma, ai do të barazohet me një tjetër legjendë të futbollit. Me atë që do të ishte paraqitja e tij e 163-të në Champions, ai do të jetë i përbashkët me argjentinasin Lionel Messi në listën e të gjitha kohërave, me vetëm Iker Casillas (177) dhe Cristiano Ronaldo (183) përpara bavarezit vendas.
Muller tashmë e bëri “Allianz Arena”-n të lëkundet me golin e tij të barazimit në ndeshjen e parë, goli i tij i 57-të në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane, duke e kaluar përpara holandezit Ruud van Nistelrooy në tabelën e liderëve të të gjitha kohërave.
- Sigurisht, këto statistika nuk e ndryshojnë faktin që Bayern përballet me një skuadër jashtëzakonisht të ngushtë, të vendosur dhe të fortë si Interit të mërkurën. Liderët e Serisë A janë të pamposhtur në 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet, 13 ndeshje në shtëpi.
Në fakt, humbja e fundit evropiane e zikaltërve në Stadio Giuseppe Meazza ishte në vitin 2022 kundër Bayernit, falë një autogoli dhe një goditje të shkëlqyer nga Leroy Sane.
- Numra të tjerë që zbulojnë formën e fortë të Interit, të besuarit e Simone Inzaghit kanë fituar pesë ndeshje radhazi të UCL, diçka që ata e arritën për herë të fundit në rrugën drejt trefishit në sezonin 2009/10. Për më tepër, lojtartë e Inerit kanë pranuar vetëm tre gola në sezonin aktual të Champions League dhe kanë avancuar në 20 nga 21 rastet në të cilat ata kanë fituar ndeshjen e parë jashtë shtëpisë në raundet e eliminimit.
Megjithatë, i vetmi përjashtim duhet t'u japë shpresë të gjithë tifozëve të Bayernit, pasi nuk ishte askush tjetër përvçëse rekordmenëve gjermanë që eliminuan Interin në këtë skenar në raundin e tretë të Kupës UEFA 1988/89. Pas humbjes 0-2 në Olympiastadion të Mynihut, gjigandët e Bayernit arriti të triumfojë 1-3 në Milano dhe përparonin falë rregullit të vjetër të golave si mysafirë.