
87' 5-0 Mayulu
73' 4-0 Kvaratskhelia
63' 3-0 Doue
20' 2-0 Doue
12' 1-0 Hakimi
1' Ka startuar ndeshja në "Allianz Arena"
Është dita më e shumëpritur e sezonit të futbollit evropian. Për herë të parë në histori, PSG dhe Inter u përballen me njëra-tjetrën dhe Champions League në Mynih.
Takimi u mbajt në “Allianz Arena”, ku u drejtua nga gjyqtari rumun Istvan Kovacs. Luis Enrique preferoi Doue se Barcola për të kompletuar repartin ofensiv me Dembele dhe Kvaratskhelia.
Për pjesën tjetër, asnjë surprizë në formacionin titullar të parisienëve. Simone Inzaghi vendosi titullar Pavard përpara Bisseck, në sulm Thuram dhe Lautaro kthehen së bashku, dyshja e fundit që nga fillimi në Barcelonë. Në minutën e 12 PSG-ja kalon në avntazh me Hakimi. Pak momente më vonë Parisi gjen edhe golin e dytë me Doue, 2-0. Me këtë rezultat u mbyllën edhe 45 minutat e para. Në pjesën e dytë nuk pati më histori, PSG shënoi edhe të 3 me Doue. Pati kohë edhe për finalzimin e Kvaratskhelia, 4-0. PSG nuk u ndal me kaq, "manitën" për francezët e konkretizoi Mayulu. Ky ishte edhe rezultati final. Parisi fiton Champions-in e parë në histori.
PARIS SAINT-GERMAIN (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia
Trajneri: Luis Enrique.
INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro
Trajner: Simone Inzaghi.
Arbitër: Istvan Kovacs
Stadiumi: “Allianz Arena” (Mynih)