Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Gjykata e Shkallës së Parë vendos, FSHF fiton gjyqin për shpifje

Shkruar nga NEWSPORT
Gjykata e Shkallës së Parë vendos, FSHF fiton gjyqin për
FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit njofton opinionin publik se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar padinë e ngritur ndaj gazetës “Tema” në lidhje me një seri artikujsh shpifës, të publikuar gjatë periudhës 2021–2022.

Me vendim të datës 16 qershor 2025, Gjykata ka urdhëruar fshirjen e menjëhershme nga portali online i kësaj gazete të disa artikujve me përmbajtje të pavërtetë dhe denigruese ndaj institucionit të FSHF-së dhe drejtuesve të saj.

Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe reputacionit të institucioneve që ushtrojnë funksione publike, duke i dhënë një mesazh të qartë çdo subjekti mediatik që zgjedh të mos i shërbejë së vërtetës, por të keqinformojë publikun në mënyrë të qëllimshme dhe pa përgjegjësi.

FSHF ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë e hapur ndaj medias së lirë dhe raportimit të drejtë, por në të njëjtën kohë do të reagojë me të gjitha mjetet ligjore ndaj çdo përpjekjeje për shpifje, manipulim dhe dëm reputacional.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga