
Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Desire Doue, protagonistin absolut të finales së Champions League. Sipas ekspertëve të statistikave “Opta”, talenti francez u bë lojtari i parë në historinë e këtij kompeticioni që është përfshirë në të paktën tre gola në një finale.
Një rekord mbresëlënës për lojtarin e lindur në vitin 2005, i cili vendosi “firmën” e tij në një nga performancat individuale më të shkëlqyera të para ndonjëherë në aktin final të turneut më të lartë evropian të klubeve. Me dy gola dhe një asist, ish-lojtari i Rennes ishte shtysë në lojën ofensive të ekipit të tij.
Asnjëherë në edicionet e mëparshme të Champions League një lojtar i vetëm nuk kishte arritur të kishte një ndikim kaq të drejtpërdrejtë, në shifra, tre gola në një finale. Kështu, Doue rishkruan historinë e turneut, duke u futur me të drejtë midis protagonistëve të mëdhenj të futbollit evropian.