
PSG rregjistroi fitoren më të thellë në një finale të Champions League. Kjo falë triumfit me shifrat 5-0 kundër Interit. Një Paris që shkruajti historin, duke i befasuar të gjithë.
Interesante është se ata ishin në dyshim për kaluar fazën fillestare në Champions, por pas atij momenti me në krye Dembelen, arriti të ngjiteshin gradualisht. Megjithatë, duhet theksuar se arkitekti i këtij klubi në këtë sezon të mrekullueshëm mban “firmën” e Luis Enrique.
Pikërisht trajneri iberikas e mori PSG-në pa yje dhe e ngriti në “çatinë” e Evropës, duke u mbështetur te kontigjenti që gjeti në Paris dhe si një “shahist” i vërtetë ia doli të bënte të mundur të thyente “mallkimin” Champions në “Parc des Princes”. Tashëm ata i shtohen listës së ekipeve që kanë bërë tripletë si Manchester United, Barcelona, apo Bayern, ama me një fitore shkatërruese, 5-0.