
Tifozët e Barcelonës
Barcelona është një hap larg finales së saj të nëntë në Champions League, por nesër në mbrëmje në “San Siro” do të përballet me Interin e Simone Inzaghit , i cili shënoi tre gola në Montjuic në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.
Por si është atmosfera në Milano? Sipas “Mundo Deportivo”, mbi 4,000 tifozë të Blaugranës priten nesër në zonën e Lombardisë për të mbështetur ekipin e Hansi Flick nga tribunat.
Pas barazimit 3-3 të javës së kaluar, me disa zhgënjime për Barcelonën pasi Lamine Yamal goditi dy herë traversën, ndeshja e kthimit e gjysmëfinales premton të jetë një tjetër ndeshje emocionuese. Në lojë për të dyja ekipet është finalja në Mynih, e caktuar për 31 maj në “Allianz Arena”.
Poll
Lexo gjithashtu
CHAMPIONS LEAGUE
Formacioni i javës së Champions League, mbizotërojnë djemtë e PSG-së
CHAMPIONS LEAGUE