
Real Madrid do të luajë një ndeshje shumë të vështirë ndaj Liverpool në Champions League. Madrilenët do të udhëtojnë në transfertë ku në “Anfield” do të tentojnë fitoren ndaj “The Reds”.
Do të jetë shumë e vështirë përballë një skuadre si Liverpool që në këtë sezon po bën paraqitje fantastike. Carlo Ancelotti do të vuajë mungesën e disa futbollistëve, saktësisht të 6 prej tyre.
Për shkak dëmtimesh mungojnë Militao, Alaba, Carvajal, Vinicius, Tchouameni dhe Rodrygo. Kjo i ka shkaktuar “dhimbje koke” timonierit italian, i cili duhet të vazhdojë me planin B për duelin me Liverpool.
Ndërkohë nga ana tjetër te anglezët festojnë, pasi do të kenë përballë një Real të “përgjysmuar” nga dëmtimet. Kujtojmë se dueli mes Liverpool dhe Real Madrid do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00.
???? Squad list for Wednesday's match against Liverpool. VAMOS ????
— Real Madrid News (@onlyrmcfnews) November 25, 2024
Players NOT called up:
◉ Due to injury: Militão, Alaba, Carvajal, Vinícius, Tchouaméni & Rodrygo. pic.twitter.com/YEHKGsKxKs