Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“E pabesueshme”, Diego Simeone pas eliminimit: Krenar për skuadrën. Penalltia e Alvarez? Gjyqtari e …

Shkruar nga NEWSPORT
“E pabesueshme”, Diego Simeone pas eliminimit: Krenar për
Diego Simeone

Atletico Madrid u eliminua nga Champions League nga skuadra e Real Madrid. Skuadra e Diego Simeone fitoi takimin e dytë 1-0 dhe çoi në shtesë këtë përballjee, por u mposht më pas nga penalltinë 4-2.

Suadra luftoi deri në fund dhe për këtë Simeone është mjaft krenar për “djemtë” e tij. Pas sfidës timonieri i Atleticos nënvizoi se kjo sfidë do të mbetet gjithmonë në historinë e këtij klubi.

Gjithashtu foli edhe për penalltinë e shumë diskutuar të Julian Alvarez, e cila u anulua nga gjyqtari.

“Nuk do të flisja për fat. Do të flisja sa ndihem krenarë për skuadrën që kemi, mënyrën se si garojmë gjithmonë dhe kjo do të mbetet në historinë e këtij procesi që kemi në klub. Ishte një ndeshje e kontrolluar shumë mirë në çdo kohë. Ne patëm raste për të shtuar rezultatin, nuk patëm saktësinë në fund, ata kontrolluan posedimin pa raste. Erdhi penalltia, ata humbën dhe mendoj se bëmë një lojë të pabesueshme.

Jam krenar për lojtarët tanë. Sigurisht ata na mundin gjithmonë në Ligën e Kampionëve, por ata e kanë të vështirë, ata me të vërtetë kanë një kohë të keqe.

Penalltitë nuk punohen, janë të ndryshme në ndeshje. Ata më thonë se Julian duket se e prek ose nuk e prek topin kur gjuan – nëse gjyqtari e konsideron do të ketë qenë kështu”, ka përfunduar argjentinasi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga