
Pep Guardiola
Atletico Madridi u eliminua nga raundi i 1/8-ve të Champions League nga Real Madridi falë goditjeve të penalltive. 11-metërshi i Julian Alvarez i cili preku topin me dy këmbë, ishte një prej faktorëve të eliminimit të “colchoneros” nga Liga e Kampionëve.
Pep Guardiola ka zgjedhur të flasë rreth penalltisë së ekzekutuar nga Alvarez dhe për sezonin e Ateticos në Champions. “Kjo garë na mëson se ajo që ndodhi me Julian Alvarez dhe Atletico Madrid, janë detje që ndoshta nuk mund t’i imagjinoni, por ju lënë jashtë Champions League.
‘Colchoneros’ ishin të shkëlqyer në mënyrën sesi luajtë. Në stilin e tyre janë gjithmonë një ekip i jashtëzakonshëm në këtë kompeticion.”, u shpreh Guardiola.
Poll