
Kimmich, Neuer
Bayern Munich do të presë Interin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Përpara kësaj sfide të rëndësishme, ekipi bavarez ka marrë një lajm shumë të mirë.
Bëhet fjalë për Manuel Neuer i cili ishte dëmtuar teksa festonte golin e Musialas në mbrëmjen ndaj Leverkuesen në Champions. Siç raporton “Bild”, gardiani 38-vjeçar ka kryer seancën e parë stërvitore sot.
Një lajm i shkëlqyeshëm ky për teknikun Vincent Kompany. Prania e Neuer për sfidën ndaj Interit është mëse e sigurt, pasi ai do të kthehet në fushën e lojës më 29 mars ndaj St. Pauli në kampionat.
Poll