
Allianz Arena
Ethet e Champions League kanë nisur, ku tashhmë do të luhen çerekfinalet e këtij kompeticioni. Një prej ndeshjeve më ikonike që do të zhvillohet, është padyshim Bayern Munich-Inter.
Një sfidë ku dy ekipe historike do të “përplasin brirët” dhe vetëm njëra do të shkojë në gjysmëfinale të Championsit. Sfida e parë e çerekfinaleve do të luhet në “Allianz Arena” në Mynih më datë 8 prill.
Interesi i tifozëve për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe kjo është vërtetuar ditën e sotme. Interi ka nxjerrë në shitje në orën 10 të mëngjesit biletat për mysafirët, të cilat janë shitur për vetëm një orë. Bëhet fjalë për 3200 vende që do të zihen nga tifozët zikaltër në aktin e parë.
Poll