Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kompany nuk i trembet shortit të Championsit kundër Interit: Jemi këtu për të luajtur kundër më të mirëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kompany nuk i trembet shortit të Championsit kundër Interit: Jemi
Vincent Kompany

Bayern Munich tregoi edhe njëherë fuqinë e madhe që ka duke mposhtur ditën e djeshme Leverkusenin me shifrat 2-0 në transfertë dhe duke u kualifikuar në çerekfinale të Champions League. Ekipi bavarez do të përballet me Interin tashmë.

Përsa i përket sfidës së vështirë ndaj zikaltërve, trajneri i Bayernit Vincent Kompany ka zgjedhur të flasë. “Në të vërtetë është fantastike, por ka ende ndeshje para asaj me Interin. Detyra ime si trajner është gjithmonë të përgatis ekipin për ndeshjen e radhës.

Gjatë pushimit të kombëtareve do të shohim se çfarë do të na ofrojë kundërshtari ynë. Jemi në këtë kompeticion sepse duam të luajmë kundër më të mirëve dhe mezi presim për këtë”, u shpreh Kompany.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga