
Tashmë edhe zyrtarisht Joshua Kimmich do të vazhdojë qëndrimin e tij te Bayern Munich. 30-vjeçari ditën e sotme ka rinovuar kontratën e re me klubin.
Palët do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre deri më 30 qershor të vitit 2029, me Kimmich që këtë vit ka berë plot 10 vite si lojtar i bavarezve. Gjatë kësaj periudhe, gjermani ka arritur të fitojë 8 tituj kampionë në Bundesligë, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube FIFa, si dhe një sërë çmimesh të tjera personal.
“Te Bayern kam ambientin më të mirë për të arritur objektivat e mia, tek kjo u bazua edhe vendimi im për të qëndruar. Sipas meje tashmë ka lojtarë të mirë, stafi dhe ambienti i klubit janë të mirë dhe të gjithë jemi gati për të arritur suksesin maksimal. Këtu jam në shtëpinë time”, ka deklaruar pas rinovimit Kimmich.
View this post on Instagram