“Viti i ri, Bayern i vjetër”, fraza e duhur për të përkufizuar ndeshjen e “rekordmenëve” të Gjermanisë ndaj Wolfsburg. Të besuarit e Vincent Kompany, jo vetëm fituan 8 – 1, por shpërfytyruan rivalin, ndeshje e vlefshme për javën e16-të në Bundesligë.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2 – 1 në favor të bavarezëve. Por “dëmet” e vërteta te kampi i “Ujqërve” u ndjen nga minuta e 68-të deri në të 76-të, 3 gola të pësuar.
Në këtë festival finalizimesh, u përfshinë Olize (dopietë), Kane, Guerreiro, Diaz, Goretzka, Fischer (autogol), Jenz (autogol), kurse Pejcinovic shënoi “golin e nderit” për Wolfsburg.
Në takimin tjetër Monchengladbach - Augsburg, triumfuan 4 - 0 "Mëzat". Pas 16 javësh kampionat, difernca mes Bayern Munich kryesues dhe Borussia Dortmund si vendi i 2-të ka shkuar në 11 pikë.
