Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

U shpallën kampionë pa asnjë humbje, Alonso: Moment i veçantë, krenar për lojtarët e mi

Shkruar nga NEWSPORT
U shpallën kampionë pa asnjë humbje, Alonso: Moment i
Xabi Alonso

Bayer Leverkusen ditën e djeshme ka ngritur në qiell trofeun e Bundesligas, teksa zbriti nga froni pas 11 vitesh Bayern Munich. Një titull mëse i merituar për ekipin e udhëhequr nga Xabi Alonso, i cili këtë sezon nuk e njeh fjalën humbje.

Festa është e gjitha legjitime për “Aspirinat”, ku padiksutim ky ëhstë një moment i veçantë për klubin, lojtarët dhe për trajnerin. Alonso nuk e fsheh lumturinë, teksa thekson se është krenarë për të gjithë lojtarët që ka stërvitur në këtë sezon.

“Ky është një moment shumë i veçantë për klubin. Fitimi i Bundesligës për herë të parë në 120 vjet është diçka shumë e veçantë. Lojtarët janë në krye. Jam shumë krenar për të gjithë”, ka deklaruar shkurtimisht trajneri spanjoll.

Kujtojmë se Leverkusen munsd të fitojë tripletën këtë sezon. “Aspirinat” janë ende në garë në Europa League dhe në Kupën e Gjermanisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga