
Pasditja e së shtunës në Bundesligë u mbyll me një barazim 0-0 mes Bayer Leverkusen dhe Union Berlin, rezultat ky që përfaqësoi një “asistim” për Bayern Munich, të cilët do të luajnë pas pak “Der Klassiker” kundër Borussia Dortmundit. Granit Xhaka ishte në fushë për 90 minuta, por jo në gjendje të bënte diferencën. Pas 29 javësh Bundesligë, “Aspirinat” qendrojnë në diferencë të konsiderueshme nga liderit e Bayernit. Pritet me interes edhe “Klasikja” e Gjermanisë. Freiburgu fitoi përballjen direkte për Evropën kundër Borussia Monchengladbach.
TË SHTUNËN
Bayer Leverkusen - Union Berlin 0-0
Borussia Monchengladbach - Freiburg 1-2
Kiel - St.Pauli 1-2
Hoffenheim - Mainz 2-0
Bochum - Augsburg 1-2
Bayern Munich - Borussia Dortmund 18:30