Duke nisur prej orës 20:45 do të nis çerekfinalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munich dhe Lepizg, e cila do të mbahet në stadiumin “Allianz Arena”.
Në prag të këtij ballafaqimi mjaft emocionues, sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda, pjesë e Leipzig, ka shpërndarë në “story” ndeshjen në fjalë.
Sulmuesi 21-vjeçar iu bashkua “Demave” vetëm në merkaton e dimrit, me “formulë” huazimi prej Brighton. Nuk ka siguri nëse Gruda do e nis si titullar sonte ndaj Bayern Munich apo do jetë alternativë nga stoli.
Duhet thënë se 21-vjeçari po ndiqet prej kohësh nga trajneri i Kombëtares Sylvinho, për t’iu bashkuar kuqezinjve. Deri në këtë pikë, Gruda është pjesë e Gjermanisë U-21 dhe mbetet ende e hapur “dera” për t’u bërë pjesë e Shqipërisë.
