
Nicolas Jackson
Nicolas Jackson është futbollisti më i ri i Bayern Munich. Sulmuesi 24-vjeçar është larguar nga Chelsea, për të nisur një aventurë të re në Bundesligën gjermane.
Tek bavarezët, Jackson do të jetë në formë huazimi, formulë për të cilën Bayern Munich ka shpenzuar plot 16.5 milionë euro. Gjithashtu në qershor të vitit 2026, klubi gjerman ka të drejtën e blerjes, duke shtuar edhe 65 milionë euro të tjera.
Kujtojmë se senegalezi e ka nisur karrierën në vendlindje tek Casa Sports. Më pas, ai është aktivizuar në Spanjë me Villarreal dhe skuadrën e Mirandes, para se të transferohej te “Blutë e Londrës”.
Poll