
Bayern Munich siç dihet është një nga skuadrat çerekfinaliste në Champions League. Bavarezët kaluan me sukses Bayer Leverkusen, teksa në çerekfinale “fati” i ka vënë përballë Interit.
Vicent Kompany thekson se do të jetë një rrugë e gjatë drejt finales, ndërsa ekipi duhet të jetë kompakt gjithmonë.
Fakti që finalja e madhe e Champions League këtë vit do të luhet në Mynich, Kompany nuk nguron të thotë se do të ishte fantastike të fitonin trofeun para tifozëve të tyre.
“Çelësi është që të jemi konstant jo vetëm një vit apo një ditë, por gjithmonë. Duhet të jemi konstantë për të qenë gjithmonë lart dhe për t’u munduar që ta dërgojmë këtë skuadër sa më larg të jetë e mundshme.
Është e qartë se për ne ky vit është special, madje shumë special pasi që finalja do të luhet në shtëpinë tone dhe ne duam trofeun për ta mbyllur siç duhet këtë sezon”, ka theksuar timonieri i bavarezve.