Joshua Kimmich është një nga lojtarët më të përfolur te skuadra e Bayern Munich. Mesfushori herë duket shumë afër largimit nga gjermanët, e herë të tjera afër rinovimit.
Një situatë e paqartë për të ardhmen e tij, ku sigurisht ka lënë në “udhëkryq” edhe klubin gjerman. Siç dihet para Krishtlindjeve, klubi i bëri të ditur dëshirën e tyre për të vazhduar qëndrimin, teksa i lanë një afët deri më 5 janar, ndërsa nga krahu tjetër mungon një përgjigje.
Bisedimet vazhdojnë ende dhe ditët e fundit ka pasur takime të tjera mes palëve, por lojtari po merr kohën e tij. Ndërkohë në tavolinë ka në dispozicion oferta nga Spanja dhe Premier League.
Poll