
Bayern Munich është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Kjo nuk vjen për shkak që në ekip mungon një i tillë, pasi për Kim dhe De Ligt, bavarezët kanë shpenzuar në vitet e fundit 117 milionë euro.
Por klubi gjerman është i pakënaqur me performancën mbrojtëse të ekipit dhe dëshiron përforcime, ku ka piketuar mbrojtësin e kombëtares gjermane.

Jonathan Tah ka qenë prej kohësh në krye të listës së drejtuesve si përforcimi i radhës dhe pikërisht për këtë operacion ka zhvillime të reja.
Sipas asaj që raporton “SkySport”, në orët e fundit Bayern Munich ka arritur një marrëveshje verbale me mbrojtësin e Bayer Leverkusen dhe përfaqësueses gjermane, si për kontratën ashtu edhe për pagën që Tah do të marrë te rekordmenët e Bundesligës.
Tah tashmë e ka komunikuar gatishmërinë për t’u bashkuar me Bayern Munich. Një kontratë 5-vjeçare me bavarezët që skadon në 9 qershor të vitit 2029. Megjithatë, Bayern Munich tanimë duhet të negociojë me Bayer Leverkusen për të rënë dakord edhe për çmimin e këtij transferimi.