 
Makina e Boniface
Panik dhe frikë ka prodhuar kthimi për në shtëpi i sulmuesit,Victor Boniface.
 
 Pas golit të shënuar në fitoren 2-1 kundër Eintracht Frankfurt, sulmuesi i kampionëve në fuqi të Bundesligës, Bayer Leverkusen ka qënë protagonist i aksidentit me makinë. 
 
 Rrugës për në shtëpi, ai u përfshi në një aksident automobilistik, të cilin nuk ngurroi ta shpërndante në rrjetet e tij sociale. 
 
 Aty shihej qartë makina e tij e shkatërruar, imazhet e dorës së tij të gjakosur dhe një mbishkrim ku thuhej "Zoti është më i madhi. Ai tha se koha ime nuk ka ardhur ende" shkruan Boniface në Instagram.
Pavarësisht pamjeve tronditëse, duket se gjithçka ka rezultuar vetëm një frikë për Boniface. 
 
 
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       