Bayern Munchen është vënë në kërkim të një talenti në sulm. Emri më i dëgjuar është ai i Dennis Man. Futbollsti shkëlqeu në Euro 2024 me Rumaninë dhe po atë formë po e gëzon edhe në Serie A.
Rumuni luan për Parman në ligën italiane dhe ka shënuar mjaft gola duke ndihmuar ish-ekipin e Buffon. Një ndër më të përfolurit është ai kundër Milanit në fillim të sezonit. Sulmuesi ishte deciziv edhe në Europian për kombëtaren e tij e këtë formë e ka vazhduar.
Kompany dëshiuron një talent me perspektivë, pasi jashtë planeve ka ngelur shqiptari Arijon Ibrahimovic. Futbollisti që përfaqëson moshat e Gjermanisë, por është me origjinë shqiptare duket se është fshirë nga tekniku belg. 18 vjeçari ka gjet minuta të pakta e më shumë në Kupën e Gjermanisë, një kompeticion dytësor.
Bayern po e shqyrton seriozisht blerjen e të riut ballkanas çka do të sillte edhe më shumë mbyllje hapësirash për shqiptarin e bavarezëve.