Ilustrim: Edon Zhegrova & Dusan Vlahovic
Bayern Munich ka nisur të mendojë për një zëvendësues të Harry Kane, me Nicolas Jackson që do të rikthehet te Chelsea. Në këto kushte, bavarezët kanë “piketuar” objektivin e merkatos së verës.
Dusan Vlahovic është në listën e dëshirave të rekordmenëve gjermanë. Sulmuesit 26-vjeçar i përfundon kontrata me Juventusin këtë qershor, teksa ende nuk ka bisedime për një rinovim.
Kështu, Bayern Munich kërkon ta transferojë falas. Kujtojmë që këtë sezon për shkak dëmtimi, Vlahovic ka luajtur vetëm 18 ndeshje, duke shënuar 6 gola e asistuar në 2 të tjerë.
Poll
