
Bayer Leverkusen vazhdon i pamposhtur këtë sezon, pasi arriti tjetër barazim në fundin e takimit. Stuttgart nuk ia doli të shkojë më shumë se barazimi 2 me 2 në transfertë.
Xabi Alonso, trajneri i Leverkusen, vazhdon të tregohet ambicioz. Në përfundim të takimit me Stuttgart ka folur për mediet, duke thënë se po përgatiten për Romën.
"Qëllimi im kryesor ishte te shpalleshim kampion dhe ne duam të vazhdojmë dhe të mos ndalojmë. Ne kemi akoma 3 ndeshje të mbetura në kampionat dhe një ndeshje kundër Romës në javën e ardhshme, dhe duam të përgatitemi mirë për të", u shpreh tekniku spanjoll.
Kujtojmë se ndeshja me Romën në transfertë, do të jetë e para për gjysmëfinalen e Europa League. Takimi merr jetë më 2 maj, ora 21:00.