Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Barazimi përballë Bayern nuk kënaq Xhakën, mesfushori shqiptar: I zhgënjyer, meritonim fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi përballë Bayern nuk kënaq Xhakën, mesfushori
Granit Xhaka

Bayer Leverkusen nuk ia doli që të merrte 3 pikët përballë Bayern Munich edhe pse ishin ata që dominuan. “Aspirinat” zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme, por pa gjetur rrugën e rrjetës, me sfidën që përfundoi 0-0.

Pas këtij dueli ka folur edhe mesfushori shqiptar i Leverkusen, Granit Xhaka. Ky i fundit shprehet se ishte zhgënjyese për shkak se nuk fituan dot, duke marrë parasysh rastet shumta që kishin për gol.

“Nëse e shikoni ndeshjen për 90 minuta, ishte një paraqitje e madhe nga ne. Kemi pasur shumë raste, por nuk shënuam dhe kjo është zhgënjyese në fund. Duhet të kishim fituar. Duhet të lavdërojmë veten për performancën, meriton shumë respekt. Për momentin nuk na intereson renditja”, është shprehur mesfushori i Leverkusen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga