Xabi Alonso rikthehet në “Anfield” për herë të aprë pas kaq shumë vitesh, por tani në rolin e trajnerit. Bayer Leevrkusen i tij ndeshet me vendasit e Liverpool në ligën e Kampionëve, trofe që spanjolli e ngriti si futbollist në të kaluarën pikërisht me “The Reds”.
Xabi ende flet me shumë dashuri për kohën e tiju të kaluar në Merseyside dhe pas barazimit në kampionat me Stuttgart, tekniku tha se po priste me padurim të kthehej në Angli, në qytetin e Liverpool. Ish-lojtari i Realit, Bayern dhe Liverpool rrëzoi poshtë interesin e raportuar nga ish-klubet në verë për të qendruar me projektin e suksesshëm të “Aspirinave”.
“Champions në Anfield? Nuk bëhet më mirë se kaq për mua. Kjo lojë do të thotë shumë dhe besoj do të jetë një sfidë e madhe. Të luash në këtë stadium në arenën europiane do të thotë të përjetosh diçka të jashtëzakonshme. Liverpool është një nga skuadrat më të mira në Europë për momentin. Atmosfera do të jetë e mnrekullueshme.”, u shpreh Alonso para sfidës së të martës me Liverpool.
Tekniku fitues i Bundesliga mbetet ende i popullarizuar në Angli me tifozët e flaktë të klubit të kuq dhe mbahet mend për golin e barazimit në finalen e madhe të Stambollit, përmbysur nga skuadra e “Steve G”.
Xabi is looking forward to a return to Anfield on Tuesday! ????⚫️???? pic.twitter.com/B9WOSF3kOf
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) November 2, 2024