Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Botërori i Klubeve/ Hidhet shorti, supersfidat europiane nuk mungojnë! Bayern dhe Real Madrid në “qiellin e 7-të”

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori i Klubeve/ Hidhet shorti, supersfidat europiane nuk mungojnë!
Trofeu i Botërorit të Klubeve

Ditën e sotme është hedhur shorti i Botërorit të Klubeve 2025. Ky kompeticion është një risi në futboll, teksa do të zërë vend gjatë verës së vitit të ardhshëm, kohë kur do të zhvillohet.

Një short që kishte plot surpriza dhe do të na sjellë përballje interesante. Disa nga sfidat më të bukura pritet të jenë PSG – Atletico Madrid dhe Manchester City – Juventus.

Në krahun tjetër, Bayern Munich dhe Real Madrid shkojnë në “qiellin e 7-të”. Goglat u kanë rezervuar ekipe jo shumë të vështira në grup. Më poshtë do të njiheni me të gjitha grupet e Botërorit të Klubeve.

Grupi A: Palmeiras, Porto, Al Ahly, Inter Miami.

Grupi B: PSG, Atletico Madrid, Botafogo, Seattle Sounders.

Grupi C: Bayern Munich, Benfica, Boca Juniors, Auckland City.

Grupi D: Flamengo, Chelsea, Club Leon, ES Tunis.

Grupi E: River Plate, Inter, Monterrey, Urawa Red.

Grupi F: Fluminese, Borussia Dortmund, Ulsan HD FC, Mamelodi Sundowns.

Grupi G: Manchester City, Juventus, Wydad, Al Ain.

Grupi H: Real Madrid, Salzburg, Al Hilal, Pachuca.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga