Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

5 ndeshjet e fundit i japin besim Shqipërisë, anglezët mund të mposhten edhe në mitikun “Wembley”

Shkruar nga NEWSPORT
5 ndeshjet e fundit i japin besim Shqipërisë, anglezët mund
Anglia

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 21 mars në transfertë përballë Anglisë, ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.

Një ndeshje tepër e vështirë dhe delikate për kuqezinjtë, megjithatë statistikat e Anglisë në mitikun “Wembley” i japin shpresa Shqipërisë. Kjo për shkak të 5 ndeshjeve të fundit të “3 Luanëve” si pritës.

Në 5 ndeshjet e fundit të zhvilluara në “Wembley”, Anglia ka fituar 3, teksa ka humbur 2. Anglezët kanë triumfuar ndaj Bosnje-Hercegovinës, Finalndës dhe Irlandës.

Ndërkohë që disfatat, Anglia i ka pësuar ndaj Islandës dhe skuadrës së Greqisë. Fundja mbeten vetëm statistika, por do të thotë shumë, pasi pavarësisht kualitetit edhe “3 Luanët” mund të mposhten në shtëpi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga