Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

1.2 milionë euro janë paguar për shërbimet e tij, ish-sulmuesi i Tiranës transferohet te kryesuesit e kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
1.2 milionë euro janë paguar për shërbimet e tij,
Florent Hasani

Merkatoja e janarit bën që futbollistët të ndërrojnë ambient. I radhës që ka ndryshuar skuadër është Florent Hasani. Ish-i i Superiores ka mbyllur aventurën e tij me Boluspor dhe tashmë do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike, me zyrtarizmin që pritet të ndodhë në orët e ardhshme.

Ish-golashënuesi i Superiores është bërë pjesë e Amed SK, që luan gjithashtu në ligën e parë turke. Për këtë transferim Amed SK ka derdhur në arkat e Boluspor shifrën e 1.2 milionë eurove, duke bërë kështu një lëvije të bujshme për të siguruar golat për pjesën e dytë të sezonit.

Ndërkohë vlen të theksohet se te Boluspor, Hasani ishte një lider, pasi në 18 ndeshje ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në 4 raste, duke qenë vendimtar me paraqitjet e tij.

 

Poll

Lexo gjithashtu