Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Akt terrorist në Nice, 84 të vdekur, bota e sportit solidarizohet me tragjedinë

Shkruar nga NEWSPORT
Bota e sportit është solidarizuar me tragjedinë e ndodhur në Nicë, në qytetin jugor të Francës. Mbetën të vdekur 84 persona dhe 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa sot është Ditë Zie Kombëtare në Francë. Akti terrorist ka ndodhur në një shesh ku ishte e vendosur një turmë njerëzish, të cilët janë tmerruar kur para tyre është vendosur kampioni, i cili iu mori jetën. Ky akt terrorist ka ardhur vetëm 5 ditë pas përfundimit të kampionatit Europian "Francë 2016", i cili nuk u prek nga këto akte. Por, gjatë Europianit shumë herë stadiumet kaluan në kontroll total për shkak të sinjaleve për eksploziv, të cilët rezultuan fals gjatë asaj periudhe. 11929Gazetat më të mëdha sportive në Europë kanë zhvendosur vëmendjen nga aktivitetet e përditshme që pasqyrohen, ndërsa kanë vendosur në faqet e para të tyre pamjet dhe shkrimet mbi tragjedinë e Nicës. Veç gazetave dhe tabloideve, me tragjedinë e Nicës janë solidarizuar shumë klube sportive, aktorë dhe personazhe të famshëm, të cilët kanë bërë mbishkrimet e tyre për jetët e humbura. Trajneri Unay Emery, tenisti Rafa Nadal, çiklisti Chris Froome, futbollisti Moussa Sissoko e shumë të tjerë kanë vendosur përkatësisht në faqet e tyre në "twitter" fjalët ngushëlluese për jetët e humbura. Edhe "Newsport.al" bashkohet me dhimbjen e shtetit dhe qytetarëve francezë, duke shprehur ngushëllimet për jetët e humbura!  
Tags:

KRYESORE BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga