Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bota e sportit në zi, vdes kampioni i FORMULA 1

Shkruar nga NEWSPORT

Bota e automobilizmit ka marrë një lajm të kobshëm mëngjesin e sotëm.

Niki Lauda, tre herë kampioni i Formula 1 është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare. Kryetari joekzekutiv i skuderisë Mercedes kishte probleme me mushkëritë, dëmtim që e pësoi gjatë një gare të Formula 1.

Ishte viti 1976, ku në Çmimin e Madh të Gjermanisë, Lauda u bë protagonist i një aksidenti horror, ku flakët që përfshinë makinën e tij e dogjën në pjesën më të madhe të fytyrës, teksa i futën gaz edhe në mushkëri.  

Kohët e fundit, austriaku ishte një biznesmen i suksesshëm. Ai krijoi dy linja ajrore dhe vazhdoi të bënte kapitenin e avionëve.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga