Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Jo vetëm Zirkzee, Milani ka në radar edhe 3 bombera në Gjermani, Portugali e Hollandë

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Zirkzee, Milani ka në radar edhe 3 bombera në Gjermani,
Zlatan Ibrahimovic

Afrimi i një sulmuesi është objektivi kryesor i Milanit në merkaton e verës. Olivier Giroud do të largohet për në SHBA dhe do të lërë një boshllëk të madh në repartin ofensiv.

Kuqezinjtë po punojnë për të zgjatur bashkëpunimin me Luka Jovic, ndërsa po punohet gjithashtu për një blerje ‘BIG’. Emra të shumtë në tryezë të cilët nga java në javë pakësohen për të dalë në objektivat përfundimtar.

Gazetari i njohur italian, Anto Vitiello ka zbuluar 4 emrat kryesor që preferohen nga ‘Djalli’. Nga Zirkzee që tashmë dihet, në listë janë edhe Benjamin Sesko i Leipzig, Gyokeres i Sporting Lisbon dhe Gimenez i Feyenoord.

"Milan po punon për të gjetur sulmuesin e së ardhmes. Investimi në treg do të jetë i rëndësishëm. Kontakte të vazhdueshme me Zirkzee, ka muaj që punohet për të gjetur zgjidhjen e duhur në aspektin ekonomik. Në listë është edhe Sesko, ndryshe në karakteristika, por menaxhmentit i pëlqen shumë. Gyokeres dhe Gimenez janë gjithashtu në listë, por janë operacione të ndërlikuara për shkak të kostove dhe konkurrencës", tha Vitiello.

Jo vetëm Zirkzee, Milani ka në radar edhe 3 bombera në Gjermani,
Joshua Zirkzee
Jo vetëm Zirkzee, Milani ka në radar edhe 3 bombera në Gjermani,
Benjamin Sesko
Jo vetëm Zirkzee, Milani ka në radar edhe 3 bombera në Gjermani,
Viktor Gyokeres

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga