Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Bombë" nga Shkodra, trajneri Mirsad JONUZ jep dorëheqjen nga VLLAZNIA

Shkruar nga NEWSPORT
"Bombë" nga Shkodra, trajneri Mirsad JONUZ jep dorëheqjen

Fitorja 1-3 në Vlorë dhe kalimi i pagave nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, nuk e kanë kthyer qetësinë te Vllaznia. Mësohet se trajneri Mirsad Jonuz ka dhënë dorëheqjen nëpërmjet një letre për lojtarët dhe klubin. Kontrata e maqedonaso-veriorit skadonte në 31 maj 2020, ndërsa pas ndeshjes me Flamurtarin 57 vjeçari është larguar drejt vendlindjes.

Mirsad Jonuz ishte në krye të Vllaznisë qysh prej fillimit të këtij sezoni, ndërsa ndeshja e tij e parë në stolin kuqeblu ishte në 24 gusht 2019. Mësohet se Jonuz në letrën drejtuar administratorit Lici, shprehte pakënaqësinë prej situatave të ndodhura së fundmi, ndërsa largimi i tij komplikon pozitat e shkodranëve, që këtë fundjavë udhëtojnë drejt Laçit, në kuadër të javës së 28 të Katyegorisë Superiore.

Klubi shkodran ende nuk ka një komunikim zyrtar për këtë situatë, ndërsa qetësia e munguar në veri të vendit, mund të bëjnë që ekipi i Vllaznisë të rrezikojë seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit në vend, pasi deri në këto momente ndodhet në vend të 6 me 38 pikë, 2 më shumë se zona që çon në ndeshjen shtesë për qëndrimin në Kategori.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga