
Kukësi është në ditën e dytë të bojkotit. Newsport.al mëson nga burime të besueshme se futbollistët nuk do dalin në stërvitje, nëse nuk paguhen për pjesën që kanë firmosur në kontratë. Nga nëntë muajt e sezonit, drejtuesit e Kukësit kanë dhënë vetëm katër muaj rroga, ndërsa katër të tjera janë cilësuar si gjoba.
2 muaj sipas drejtuesve skuadra do gjobitet për performancë të dobët, ndërsa 2 muaj të tjerë gjoba është për mos realizimin e ngritjes së titullit kampion. Drejtuesit kanë menduar të ofrojnë një pakt, teksa kërkojnë që lojtarët të firmosin për të marrë një muaj rrogë, duke pranuar gjobat.
Një gjë e tillë nuk është pranuar nga lojtarët, që kërkojnë pjesën e dakordësuar sipas kontratës. Sot, për të dytën ditë rradhazi ekipi nuk ka dalë në stërvitje, duke rrezikuar që sfidën e fundit të sezonit, verilindorët ta luajnë kundër Kastriotit me skuadrën e të rinjve.