
Nga Shkodra ku ishte i pranishëm në sfidën e kthimit mes Vllaznisë e AEL Limmasol, presidenti i FSHF, Armand Duka ka pranuar se rikthimi i Dinamos në Superligë do shtojë bukurinë dhe emocionet në elitë.
Sa i përket një bojkoti të kampionatit për shkak të pikave shtruar qeverisë që prej vitit të shkuar, Duka tha se kjo nuk është forma më e mirë dhe një gjë e tillë nuk pritet të ndodh sërish.
"Rikthimi i Dinamos shton derbet e kryeqyteteve dhe bukurinë e kampionatit. Nuk janë harruar. Zhvillimet politike në Shqipëri kanë qënë të mëdha. Në të gjithë mënyrat ne do të kërkojnë që ligjet në Shqipëri të sjellin zhvillim të futbollit në vend. Që të mos jetë informal, por formal. Nuk besoj se do të ketë bojkot të skuadrave shqiptare në fillimin e sezonit të ri. Për momentin nuk ka një skenar të tillë," përfundoi Duka.