Ish-trajneri i Partizanit në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Europa League dhe njëkohësisht dhe këshilltar i presidentit Gazment Demi, Sulejman Starova është shprehur i pakënaqur me trajnerin e ri të të kuqve. Sipas bisedës që zbulon "Sport Ekspres", Starova është shprehur në një rreth të ngushtë miqësor se Adolfo Sormani do ta ketë të vështirë të punojë te të kuqtë. Edhe pse ka eksperiencën e duhur në ekipe të mëdha, sipas "Bobit" trajneri i ri nuk duket bindës për projektin e Partizanit.
[caption id="attachment_830" align="alignleft" width="300"] Adolfo Sormani, trajneri i Partizani[/caption]
Megjithatë, problemet brenda familjes së kuqe nuk kanë qenë të rralla në kohët e fundit, kujtojmë që nga "lufta" mediatike mes Starovës dhe Duros, e cila u pasua me Starova - Dervishi dhe tashmë së fundmi ka nisur një tjetër debat i ri, i cili pritet që t'i kushtojë shumë njërës palë. Deri me sot Starova ka qenë në barazim 1-1, ndërsa kjo do të jetë "ndeshja" e avancimit ose e disfatës për 60-vjeçarin.