Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bllokohen 1 milion dollarë, Idrizi i bën apel bashkisë: Lërini burokracitë, djemtë duan pagat

Shkruar nga NEWSPORT
Bllokohen 1 milion dollarë, Idrizi i bën apel bashkisë:

Flamurtari arriti të lërë vendin e parafundit pas 7 pikëve të marra në tre ndeshjet e fundit, por problemi në klubin vlonjat mbeten pagat. Burokracitë lënë sërish pa rroga lojtarët e Flamurtarit.

"Po presim hapin e radhës, unë mbaj kontakte me kryetarin e bashkisë dhe shpresojmë që kjo situatë të marrë zgjidhje. Kam disa ditë që u dal nga fjala djemve. Thirrja ime është e thjeshtë dhe qytetare përtë evituar problemin", tha ndër të tjera Idrizi.

E gjithë kjo është çështje procedurale, pengesë që në Vlorë u është dashur disa herë ta përjetojnë dhe privatizimi i klubit mbetet primar për ta zgjidhur këtë problem.

1 milionë dollarë i janë bllokuar klubit në llogari, pasi nuk mund të kalojnë shumë të tilla të mëdha pa një destinacion të qartë, pasi siç dihet kompanitë turke nuk janë pronare të Flamurtarit, por vetëm e administrojnë klubin.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga