Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Shiriti i kapitenit kthehet në mollë sherri tek Blegjika, Courtios braktis kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
Shiriti i kapitenit kthehet në mollë sherri tek Blegjika, Courtios

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është larguar nga kampi stërvitor i Belgjikës përpara ndeshjes së tyre kualifikuese për Euro 2024 kundër Estonisë të martën. Fillimisht, dukej sikur Courtois nuk ishte 100% në formë. Sipas asaj që raportojnë mediat  në Belgjikë thonë se ai ishte i pakënaqur me vendimin e trajnerit për t'i dhënë shiritin e kapitenit Romelu Lukakut.

Federata belge konfirmoi se Courtois ishte larguar nga kampi për arsye personale, por nuk dha detaje të tjera. Megjithatë sipas mediave Courtois është inatosur me trajtimin e çështjes së kapitenit nga trajneri Domenico Tedesco.

Sipas “Het Nieuwsblad”, Courtois priste të emërohej kapiten për ndeshjen kundër Austrisë të shtunën, në mungesë të kapitenit të rregullt Kevin De Bruyne. Ky i fundit humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi që pësoi në finalen e Chanpions League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga