
Teuta-Erzeni do të jetë dueli i fundit i ndeshjeve të kthimit në Kupën e Shqipërisë. Derbi i Durrësit do të zhvillohet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:00.
Të dy ekipet do të synojnë kualifikimin, i cili ëhstë i hapur duke u bazuar edhe te sfida e parë që ka përfunduar 1-1 mes tyre.
Shijakasit janë më të motivuar për të shkaur më tej në këtë kompeticion, pasi edhe paraqitjet në kampionat kanë ngritur moralin e djemve të Xhevahir Kapllanit.
Nga krahu tjetër Edi Martini synon trofeun e Kupës për të bërë të mundur edhe arritjen te Europa. Të dy teknikët kanë vendosur edhe kush do të jetë 11-të luftëtarët e tyre që do të zbresin në “Niko Dovana”.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko, Marku, Jazxhi, Goxha, Kotobelli, Beqja, Karabeci, Çyrbja, Kallaku, L.Vila, Daci. Trajner: Edi Martini
Erzeni: Hasanbelli, Iljazi, Enk, Leao, Osmanllari, Kahrimanovic, Mehmeti, Kovaçi, Troplini, Kapllani, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani