
Teuta vijon me seancat stërvitore, të cilat i ka nisur që nga dita e hënë. Pushimet për festat e fundvitit, ekipi durrsak do t'i marrë ditën e shtunë për t'u grumbulluar më pas më datë 4 janar.
Trajneri Gugash Magani ka vendosur që ta zhvillojë fazën përgatitore në Ulqin, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrave të Superligës, të cilat kanë zgjedhur Antalian. Në Mal të Zi, "djemtë e detit" do të nisin procesin stërvitor dhe jo vetëm.
Kjo pasi trajneri Magani do të ketë mundësi të vëzhgojë afrimet e reja, lojtarë që do të provohen nga stafi teknik. Teuta pret të bëjë disa përforcime të rëndësishme që do ta ndihmojnë ekipin durrsak për të dalë nga rreziku i rënies nga Superliga.
Poll