Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Big-ët" e SUPERLIGES "peshkojnë" në Vlorë, talentet e Flamurtarit janë në modë (Emrat)

Shkruar nga NEWSPORT
"Big-ët" e SUPERLIGES "peshkojnë" në

Kategoria Superiore rinis të mërkurën e 3 qershorit me aktin e 27, ndërsa në Vlorë rikthehen ethet e rënies nga kategoria. Vlonjatët këtë sezon nuk janë gjëkundi, ndërsa vitet e fundit të dobëta dhe vështirësitë ekonomike, duket se do t'i vendosin kapakun këtë vit. Largimet në masë të lojtarëve dhe situata e nderë në klasifikim, ka sjellë mundësinë e të rinjve nga qyteti bregdetar, që të tregojnë veten me fanellën e klubit të zemrës veshur.

Kështu, emra si Ardit Hoxhaj, Arinaldo Rrapaj apo Kreshnik Kreshpa, kanë shpërthyer këtë sezon, duke zhvillouar shumicën e ndeshjeve si titullar. Padyshim një emër si Hoxhaj do të lakmohej në Superligë, derisa eksperienca e 25 vjeçarit është e madhe. Rrapaj 18 vjeçar, ka zhvilluar plot 25 takime, nga të cilat 19 nga minuta e parë.

Emra si Tirana, Partizani apo Kukësi po fërkojnë duart për ta pasur në skuadër. Kreshpa gjithashtu është një lojtar i së ardhmes, me 19 vjeçarin që ka zhvilluar 15 takime këtë sezon me kuqezinjtë. Nëse i hedh një sy lojtarëve të Flamurtarit gjysmën e dytë të këtij sezoni, vëren se janë të shumtë lojtarët e rinj, ndërsa emrat e lartpërmendur bëjnë diferencën. Nuk duhet harruar mbrojtësi Muçollari, apo Qarri. Mesfushorët Haruni, Vrapi dhe Nebihu apo sulmuesit Balilaj e Diamanti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga