
Shtatlarti i skuadrës së Partizanit, Ditmar Bicaj, është shfaqur duke shijuar pushimet në një postim në facebook. Siç duket qendërmbrojtësi nuk i është bashkuar skuadrës kryeqytetase në përgatitjet që vijojnë në shtetin Italian. Bicaj u përfol kohët e fundit për një kalim të mundshëm të tij në skuadra të tjera të superiores, siç ishte skuadra kuksiane, por konflikti i hapur me drejtorin Dervishi, ka bërë që Ditmari ta refuzonte klubin verilindor. Kjo foto e tij i ka bërë tifozët e kuq skeptikë në lidhje me të ardhmen e tij te Partizani, nëse do të jetë pjesë e organikës së kuqe dhe për sezonin e ardhshëm. Ditët në vijim do të zbardhin se si qëndron e vërteta e mbrojtësit lezhian me mosgrumbullimin në skuadër.