Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Besojnë te një MREKULLI për titullin, MEHMETI ka luksin për të zgjedhur titullarët

Shkruar nga NEWSPORT
Besojnë te një MREKULLI për titullin, MEHMETI ka luksin për

Dinamo ka siguruar matematikisht rikthimin në Superiore. Drejtuesit bashkë me stafin teknik po punojnë për të pasuruar organikën me elementë cilësorë. Megjithatë kryeqytetasit po synojnë ta mbyllin këtë sezon me nder. Blutë do të shpresojnë te ndalesa e Skënderbeut për t’u shpallur edhe kampionë të Kategorisë së Parë.

Në 18 maj, “Nëndetësja Blu” do të luajë në transfertë kundër Luzit. Grupi është i plotë për trajnerin Dritan Mehmeti.

Mungesa e vetme do të jetë Erisildo Smaçi, i cili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe në këtë mënyrë nuk është gati për Mehmetin. Pjesa tjetër e skuadrës është plotë, teksa detyra për Mehmetin është e vështirë për të vendosur 11-tëshen titullare për këtë duel. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë dhe do të zhvillohet në orën 16:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga