
Mirsad Jonuz është trajneri I Vllanizë këtë sezon. Tekniku aktualisht ndodhet në Maqedoninë e Veriut dhe është në pritje për t’u rikthyer në Shkodër. Në një lidhje me “Fan Zone”, Jonuz zbuloi objektivin këtë sezon dhe për edicionin tjetër.
Jeni gati për rikthimin? “Është një moment I vështirë për të gjitha klubet pasi kemi dy muaj që nuk luajmë. Sot qeveria në Maqedoni u ka dhënë leje klubeve të stërviten në fushë. Nuk e di si është situata në Shqipëri nëse kanë dhënë leje apo jo. Nëse 18 maj nisim stërvitjen është shumë pak që të fillojmë në 3 qershor”.
Ka mundësi që Vllaznia të fitojë Kupën? “Tani është shumë e rëndësishme të vij në Shqipëri. Vllaznia ka 4 lojtarë që janë në Maqedoni dhe po ashtu klubet e tjera. Të gjithë lojtarët duhet të qendrojnë në karantinë për 14 ditë. Nëse shkojnë në karantinë për 14 ditë do të jetë e vështirë. Jemi një skuadër e re me probleme organizimi dhe pagesash pasi vijmë nga Kategoria e dytë, por nëse kalojmë në gjysmëfinale kjo do të jetë diçka pozitive për ne. Ne kemi 35 pikë dhe me dy fitore shkojmë në Kupat e Europës dhe jemi në një pozicion të favorshëm për një ekip që është ndërtuar nga e para”.
Kontaktet me klubin? “Më pëlqen të flas shumë gjuhë. Kam një problem me lojtarët, kam një grup në Ëhat’s up, por problemi është se Shkodra është në zonën e kuqe dhe ata nuk kanë mundësi të stërviten rregullisht. Lojtarët në Shkodër kanë më pak mundësi për t’u stërvitur sesa ata në Maqedoni. Kam folur çdo ditë me asistetin tim dhe me kapitenin e administratorin Lici si është gjendja. Karantina ka zgjatur 53 ditë dhe I kam ndarë lojtarët 4 grupe. Unë besoj se lojtarët e mi janë profesionist dhe janë stërvitur rregullisht”.
Doni të rikthemi në fushë? “Nëse stërvitemi në 18 maj e deri në 3 qershor është kohë e pakët. Është e vështirë që të luajmë në qershor dhe korrik”.
Sa nga lojtarët aktual do të mbani për sezonin tjetër? “Nëse qendroj te Vllaznia sezonin tjetër, ne kemi nevojë për 3-4 lojtarë të rinj. Do ta shikoj në fund të sezonit në baza të shitjeve. Sezonin e kaluar e nisëm në 1 qershor me 14 lojtarë dhe kjo është e vështirë për një trajner. Nëse qendron në kampionat duhet të shikosh edhe organizimin dhe anën financiare”.
Objektivi? “Koha e nevojme për të krijuar një skuadër të mirë është dy vite. Është e rëndësishme të nisim stërvitjen dhe të luajmë ndaj Flamurtarit. Nuk e di kur do të luajmë ndeshjen e parë në Kupë ndaj Teutës. Tani nuk do të kemi probleme me tifozët pasi nuk do t’I kemi në stadium. Vitin tjetër synojmë Europën, besoj se mund të fitojmë Kupën këtë sezon”.
Bizneset e familjes? “Kam një fabrikë që prodhon shishe plastike dhe kam 70 puntorë. Tani kemi 10 ditë që nuk punojmë pasi qeveria nuk ka dhënë leje. Është një punë e mirë pasi eksportojnë në shumë vende të ballkanit dhe kjo është shumë e mirë për familjen”.