Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Besëlidhja shkruan HISTORINË, mposht TIRANËN në finalen e parë mes tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Besëlidhja shkruan HISTORINË, mposht TIRANËN në finalen e

Besëlidhja ka arritur të fitojë finalen e parë ndaj Tiranës në basketboll për meshkuj. Skuadra nga Lezha ka triumfuar me shifrat 93-77, duke hedhur kështu një hap të sigurtë drejt titullit. Skuadra lezhjane vazhdon të shkruajë historinë, teksa pasi preku për herë të parë finalen, tashmë mposhti bardheblutë në “Play-off”.

Ndeshja u zhvillua në “Asllan Rusi” ku lezhjanët dominuan pa frikë ndaj kryeqyetasve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ishte vendase në këtë ndeshje, ndërsa në fushë zbriti me shumë lojtarë të huaj. Më i miri prej tyre ishte amerikani Bernard që shënoi 28 pikë, ndërsa po ashtu u dallua Robinson. Tek Tirana, më i miri ishte Hamati me 28 pikë.

Pas kësaj fitoreje Besëlidhja do të synojnë titullin për herë të parë në histori. Ndeshja e dytë do të luhet në Sallën Sportive “Feti Borova” sërish në kryeqytet dhe kampion shpallet ai ekip që arrin i pari tri fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga