
Taulant Seferi, djaloshi 23 vjeçar I Young Boys në Zvicër do luaj kundër bashkëkombasve të tij të Titranës mbrëmjen e 1 tetorit 2020, në duelin e vlefshëm për Europa League. Sulmuesi që ka debutuar me Kombëtaren shqiptare në 14 nëntorin e vitit të shkuar në barazimin 2-2 ndaj Andorrës, do duhet të luaj kundër Tiranës, pasi shorti për play-off e Europa League ka rezervuar një sfidë delikate për bardheblutë.
Kampionët e Zvicrës kanë në gjirin e tyre lojtarin kuqezi, që vlerësohet 350 mijë euro në tregun e transferimeve. I lindur në Kumanovë më 15 nëntor 1996, shqiptari I Maqedonisë së Veriut ka një karrierë të gjatë në kampionatin zviceran, teksa veç Young Boys ka veshur fanellat e Wohlen, Wintherfurth dhe Xamax.
Lojtari ka dalë nga akademia e Milano Kumanovës, duke luajtur edhe për Rabotnickin në Maqedoninë e Veriut. Mbrëmjen e 1 tetorit, Tirana do të ketë edhe një shqiptar si kundërshtar. Më herët, me Kombëtaren U21 Seferi ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.