Benevento është mundur në shtëpi me shifrat 2-3 nga Ternana. Sfida e vlefshme për javën e 9 të Serie B ishte një dramë për ekipin e mbrojtësit shqiptar. Mungesa e Federic Veselit ka bërë të ndjehet në këtë takim.
Veseli është një nga mungesat e shumta që ekipi i Beneventos ka. Në ndeshjen kundër Ascolit shqiptari pësoi një dëmtim në gju që do ta lërë një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës ku sipas lajmit që Vesili ndan, bëhet fjalë për 2 muaj mungesë.
Në instagramin e tij personal Veseli është përgjigjur mesazheve të tifozëve: “Përshëndetje të gjithëve, pas mesazheve të shumta që kam marrë në lidhje me gjëndjen time në 10 ditët e fundit, dëshiroj t'iu lajmëroj që për fat të keq vijoj të jem i dëmtuar. Kam pësaur një dëmtim në gju që do të më mbajë 2 muaj larg fushës, por fatmirësisht nuk më është dashur të nënshtrohem një operacioni. Po punoj fort çdo ditë që të rikthehem sa më shpejt dhe sërish më i fortë! Faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese”.
Foto: